Fitimet vjetore të MrBeast arrijnë në $82 milionë, 2 herë më shumë se krijuesit e tjerë dixhitalë

by admin
Spread the love

Personi më i famshëm në YouTube i cili ka krijuar disa nga videot më virale në platformë, ka arritur të fitojë rreth $82 milion gjatë vitit të kaluar, 2 herë më shumë se çdo krijues tjetër në internet, sipas një raporti të ri nga Forbes.

Jimmy Donaldson (MrBeast) është përfshirë në listën Forbes 2023 Top Creators List, ku renditen 50 krijuesit më të mirë dhe më me ndikim në YouTube, Tiktok, Instagram, Twitch dhe platforma të tjera sociale. Forbes vlerësoi të ardhurat bruto të secilit krijues midis qershorit 2022 dhe qershorit 2023.

MrBeast, krijuesi individual më i ndjekur në YouTube me 186 milion të abonuar, jo vetëm që prodhon video jashtëzakonisht të njohura, ai gjithashtu ka biznese të shumta dhe mbështet dhe bën bamirësi në mënyrë të rregullt.

Krijuesit e tjerë dixhital me fitimet më të larta gjatë periudhës qershor 2022-qershor 2023, për Forbes, ishin Rhett & Link, gamer-i Prestonplayz dhe Ryan Kaji, secilët me fitime të vlerësuara mbi $35 milion. Gjithashtu në mesin e krijuesve më të mëdhenj janë vëllezërit Jake dhe Logan Paul; motrat Charli dhe Dixie d’Amelio; Alex Cooper dhe Emma Chamberlain (të cilët kanë marrëveshje me Spotify); dhe superylli i TikTok Khaby Lame.

Në tërësi, 50 krijuesit në listën e Forbes fituan rreth $700 milion këtë vit, një rritje prej 23% nga viti i kaluar, dhe kanë 2.6 miliardë ndjekës në platforma. Renditja bazohet në tre faktorë: fitimi, sipërmarrja dhe ndikimi.

Këto janë 20 krijuesit kryesorë më të mirë për vitin 2022, sipas Forbes:

1. MrBeast (Jimmy Donaldson): $82 milion

2. Rhett & Link: $35 milion

2. Prestonplayz (Preston Arsement): $35 milion

2. Ryan Kaji (Ryan’s World): $35 milion  

5. Jake Paul: $34 milion

6. Markiplier (Mark Edward Fischbach): $30 milion

6. Fuckjererry (Elliot Tebele): $30 milion

8. Jacksepticeye (Sean McLoughlin): $27 milion

9. Matt Rife: $25 milion

10. KSI (Olajide Olatunji): $24 milion

11. Charli D’Amelio: $23 milion

12. Logan Paul: $21 milion

13. Emma Chamberlain: $20 milion

13. Alex Cooper: $20 milion

15. Brent Rivera: $17.5 milion

16. Khaby Lame: $16.5 milion

17. Amouranth (Kaitlyn Siragusa): $15 milion

18. Huda Kattan: $13 milion

18. Zach King: $13 milion

18. Bailey Sarian: $13 milion

You may also like