Fishekzjarre e spektakël – “shpërthen” festa e madhe në Air Albania për suksesin e Shqipërisë

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar me Ishujt Faroe, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024, barazim që i mjaftoi të mbyllte kampanjën kualifikuese në pozitën e parë në Grupin E.

Kuqezinjtë barazuan pa gola 0:0 me Ishujt Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Pas përfundimit të ndeshjes, koha ishte për festën e madhe me tifozët dhe futbollistët që festuan së bashku për suksesin e madh të Shqipërisë.

Fishekzjarret vetëm sa i dhanë edhe më shumë “show”-it në stadiumin “Air Albania”

Mediumi shqiptar PanoramaSport ka publikuar pamjet nga stadiumi.

Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të premten e kaluar, kur barazoi 1:1 me Moldavinë.

“Shqiponjat” me këtë barazim siguruan pozitën e parë në Grupin E me 15 pikë. Po aq pikë ka grumbulluar edhe Çekiaq ë siguroi tek sonte kualifikimin.

Polonia është e treta me 11 pikë, duke dështuar të kualifikohet në Evropianin 2024. Moldavia mbylli ciklin në vendin e katërt, ndërkohë Ishujt Faroe janë të fundit me dy pikë gjithsej.

You may also like