Fiorentina pa identitet në “Artemio Franchi”, Lazio ia bën ligjin në Firenze

by admin
Spread the love

Lazio ka çmontuar në “Artemio Franchi” skuadrën e Fiorentinës me rezultatin 3-0. Skuadra e Maurizio Sarri ka marrë një fitore me shume vlera dhe është ngjitur në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit, duke përfituar edhe nga barazimi i Romës.

Thomas Strakosha ndaloi në fillim Arthur Cabral dhe më pas ishte Lazio ekipi që kishte rastet më të mira për shënim. Immobile provoi me një goditje, por ishte qendrore, kurse në të 36’ Pedro kishte mundësinë më të mirë për të realizuar.

Terraciano gjithsesi e ndali dhe në 45 minutat e para nuk pati gol. Në të dytën Lazio ishte më konkrete, duke kaluar në epërsi me anë të serbit Milinkovic-Savic, i cili nuk fali i vetëm me portierin.

Në të 66’ Orsato dha penallti, por e ktheu më pas vendimin me VAR. Katër minuta më pas Immobile i dha një tjetër goditje skuadrës vendase, ndërsa në të 81’ Biraghi shënoi një autogol që i mbylli të gjitha llogaritë.

SERIE A – JAVA 24
Fiorentina-Lazio 0-3

Shënues: Milinkovic-Savic 52’, Immobile 70’, Biraghi (aut.) 81’

/ oversport.tv

You may also like