Financial Times: Interi është në shitje, po kërkohen blerësit e mundshëm

by admin
Spread the love

Interi është në shitje. Këtë lajm e konfirmon prestigjiozja “Financial Times”, që konfirmon zërat që qarkullonin për një shitje të mundshme të klubit zikaltër. Sipas të përditshmes, disa këshilltarë do të fillojnë të kërkojnë blerësit e mundshëm duke nisur nga kjo javë.

Për të garantuar shitjen e klubit që zotërohet nga Suning dhe familja Zhang, klubi zikaltër i është besuar “Goldman Sachs dhe Raine Group”, bankë që menaxhoi edhe operacionin që solli në shitjen e Chelsea për 2.5 miliard stërlina.

“Sipas një burimi pranë klubit, pronarët aktualë janë të gatshëm që të injektojnë një kapital prej 100 milionë eurosh këtë vit të ndara në këste. Suning është i hapur për partnerë të rinj dhe është i gatshëm që të shesë një paketë minorance të aksioneve”, shkruan Financial Times.

Deri më tani drejtuesit e Interit kanë refuzuar të komentojnë këtë temë zyrtarisht, por pas këtyre të rejave janë të detyruar të japin disa shpjegime. / Oversport.tv

You may also like