Finalja me Liverpool, entuziazëm në rrugët e Parisit pas mbërritjes së Real Madrid

by admin
Spread the love

Të shtunën në mbrëmje, Real Madrid do të jetë në kërkim të titullit numër 14 në Champions League.

Megjithatë, Los Blancos e kanë treguar përgjatë rrugëtimit të tyre europian se mund të fitojnë ndaj kujtdo edhe nëse të gjithë i mendojnë të dorëzuar, ashtu siç ndodhi në gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.

Ndërkohë, madrilenët kanë mbërritur në kryeqytetin francez dhe entuziazmi ka qenë i madh me njerëz të shumtë të cilët mbushën rrugët për të ndjekur nga afër disa prej lojtarëve më në zë të momentit, pa harruar faktin se në radhët e Real Madrid luan edhe bashkëkombasi i tyre, Karim Benzema. Ndaj, kanë një arsye më shumë për të mbështetur spanjollët në finalen e së shtunës ndaj Liverpool./ Super Sport


Top Channel

You may also like