Finalja e madhe e Love Island Albania më 5 Nëntor LIVE në Tv Klan! – Shqip

by admin
Spread the love

Love Island Albania, spektakli më i madh i dashurisë që transmetohet në Tv Klan dhe që ka thyer rekorde shikueshmërie, na ka shoqëruar çdo ditë me episodet ditore në orën 18:20 dhe ‘Prime’ çdo të dielë mbrëma në orën 21:00 nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Këtë të dielë në orën 21:00 do të jetë finalja e madhe spektakolare, 4 çifte do të triumfojnë dashurinë dhe vëtëm njëri prej tyre ‘do të rrëmbejë’ çmimin e madh prej 50 mijë Eurosh.

Çifti fitues do të shpallet nga votat e publikut, nxitoni të votoni për më të pëlqyerin tuaj.

Në një video të postuar në faqen zyrtare të Instagramit të Love Island Albania zbulohet që ‘Prime’ i finales së madhe do të ketë emocione, surpriza, të qeshura. Finalja e madhe premton magji dhe spektakël.

Mos e humbisni këtë finale magjike të dielën LIVE në orën 21:00, në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës, me opinionistët Dalina Buzi dhe Olti Curri.

/Love Island Albania

You may also like