Finalja Argjentinë-Francë starton me një rekord absolut të vendosur nga Messi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Starti i takimit në finalen e madhe të Kupës së Botës ka sjellë menjëherë rekord për yllin argjentinas, Lionel Messi. “Pleshti” luan ndeshjen e tij të 16-të në një Botëror duke u bërë kështu lojtari me më shumë prezenca në një Kupë Bote.

Pasi barazoi rekordin e Lothar Matthaus në gjysmëfinalen kundër Kroacisë me 25 ndeshje, tashmë Lionel Messi ka vendosur një rekord abosult. Askush më parë nuk ka zhvilluar 26 ndeshje në një Kupë Bote.

Pas Messit renditet legjenda gjermane Matthaus me 25 ndeshje si dhe Miroslav Klose me 24. 5 lojtarët me më shumë ndeshje në Botëror ndërkohë mbyllet me Paolo Maldini (23) dhe Cristiano Ronaldo me 22 ndeshje. /oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter

 

You may also like