Finale para finales, duel titanësh: Real Madridi dhe Man City startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

by admin
Spread the love

Sonte, nga ora 21:00, Real Madridi e pret Manchester Cityn në stadiumin Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Edhe viti e kaluar, dy skuadrat u takuan në këtë fazë, ndërsa Los Blancos triumfuan në një fund dramatike në vazhdime.

Citizens nuk kanë pranuar të stërviten në stadiumin e skuadrës spanjolle, duke mos lënë asnjë shans që të zbulohet plani i tyre i lojës.

Carlo Ancelotti e di se ky takim nuk është i njëjti si ato të vitit të kaluar, pasi kampioni në fuqi i Ligës Premier ka në radhët e veta ka një vrasës para porte – Erling Haaland.

Sonte mund të përcaktohet finalisti i parë në bazë të rezultatit, por që një gjë është e sigurt – do të ketë spektakël.

Formacionet zyrtare:

Real MadridCourtois, Carvajal, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Vinicius, Rodrygo, Rudiger.

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Dias, Akanji, Rodrigo, Gundogan (C), De Bruyne, Bernardo, Grealish, Haaland. /Telegrafi/

You may also like