Fillon procesi kundër të dyshuarve për sulme terroriste në Bruksel

by admin
Spread the love

32 persona humbën jetën në sulmet terroriste të marsit 2016. Tani të akuzuarit duhet të përgjigjen në gjykatë. Ndër të akuzuarit ka dhe të përfshirë në sulmet terroriste të Parisit të vitit 2015.

Më 22 mars 2016, tre sulmues vetëvrasës nga organizata terroriste Shteti Islamik (IS) vranë 32 persona në aeroportin e kryeqytetit belg Bruksel dhe në stacionin e metrosë Maelbeek, në një prej zonave shumë të frekuentuara nga autoritetet e Bashkimit Evropian. Gjatë këtij sulmi u plagosën qindra persona të tjerë, disa prej tyre rëndë. Krimi erdhi në një kohë kur Evropa tashmë po ndihej shumë e pasigurt për shkak të sulmeve të tjera terroriste në vende të tjera.

Dhjetë burra janë akuzuar tani për këtë krim, njëri prej të cilëve besohet se ka vdekur në Siri. Tetë të pandehur akuzohen për 32 akuza për vrasje terroriste, tentativë për vrasje terroriste të 695 personave dhe përfshirje në aktivitete të një organizate terroriste. Personi i nëntë akuzohet vetëm për pikën e tretë në aktakuzë, që është përfshirje në aktivitete të një organizate terroriste.

Një seancë paraprake me disa nga nëntë të akuzuarit po zhvillohet para Gjykatës së Brukselit. I dyshuari kryesor është islamisti francez Salah A., i cili sipas avokatit të tij, kërkon të mos marrë pjesë në seancën paraprake.

A. është i vetmi i mbijetuar i serisë së sulmeve në Paris të vitit 2015, ku u vranë 130 njerëz dhe i cili u dënua me burgim të përjetshëm në Paris në fund të qershorit. Ai tani duhet të përgjigjet edhe në Belgjikë për përfshirjen e tij të dyshuar në celulën terroriste të Brukselit.

Belgien Terrorismus l Prozess um Brüsseler Terroranschläge hat begonnen l Sicherheit

Gjatë seancës paraprake, para së gjithash përcaktohet lista e dëshmitarëve dhe rendi i dëshmive të tyre. Më pas do të zgjidhet më 10 tetor trupi gjykues, përpara se aktakuza të lexohet në fillim të seancës dëgjimore të rastit më 13 tetor. Procesi është planifikuar të zgjasë gjashtë deri në nëntë muaj. Në anën e padisë janë rreth 960 paditës civilë./DW


Top Channel

You may also like