Fillon ankandi për Muriqin, klubi turk gati të shpenzojë 16 milionë euro

by admin
Spread the love

Pjesa e dytë e sezonit për Vedat Muriqin ka qenë padyshim pozitive. Sulmuesi shqiptar i Kosovës ka realizuar 5 gola dhe 3 asist në 15 paraqitje me skuadrën e Mallorcas.

Këta të fundit sakaq janë bindur nga paraqitjet e sulmuesit dhe dëshirojnë të blejnë kartonin e tij nga Lazio. Megjithatë, për Muriqin ka ndërhyrë bindshëm edhe një tjetër klub.

Bëhet fjalë për Galatasarayn që kërkon me ngulm të marrë shërbimet e sulmuesit të Kosovës. Sipas Aspor, turqit janë të gatshëm të ofrojnë 16 milionë euro për të, po aq sa shifra e shpenzuar më parë nga Lazio për të. /oversport.tv

Foto: RCD Mallorca, Facebook

You may also like