Filloi sezoni i ri televiziv: Çfarë përmban, sa kushton dhe ku mund të bëhen abonimet TIBO?

by admin
Spread the love

Me sezonin e ri televiziv që sapo ka filluar shumica e publikut kërkon të dijë për paketat, abonimet dhe kostot e tyre. Magjia e Serie A, i gjithë futbolli elitar shqiptar, por edhe UEFA Champions League mund t’i ndiqni në kanalet e platformës Tibo.

Për pyetjet rreth platformës TIBO gjithçka vjen e shpjeguar thjeshtë sa më poshtë:

Çfarë përmban?

Paketa TIBO – OVERSPORT përmban qindra kanale shqiptare dhe të huaja për filma, seriale, dokumentarë, së bashku me evente të shumta sportive si: kampionati italian i futbollit “Serie A”, futbolli shqiptar me “Kategorinë Superiore”, “Kategorinë e Parë” dhe “Kupën e Shqipërisë”, po kështu kampionati skocez, eventet më prestigjioze të volejbollit, atletikës, boksit, peshëngritjes dhe lojërave të tjera ndërkombëtare.

Paketa TIBO – OVERSPORT – TRING përmban qindra kanale shqiptare dhe të huaja për filma, seriale, dokumentarë, etj. së bashku me evente të tjera sportive si: UEFA Champions League, NBA, apo MOTO GP.

Paketa ULTRA, paketat e kombinuara me TV + Internet me fibër optike pa limit konsumi dhe shpejtësi 100mbps.

Ku shikohet?

TIBO mund të shikohet në të gjitha pajisjet “Smart TV” që lejojnë të shkarkoni dhe aktivizoni aplikacione. TIBO Mobile TV mund të shikohet në të gjitha pajisjet tablet dhe smartphone. Për të gjithë ata që kanë TV pa funksionalitete Smart mund të pajisen me “TIBO Box” për të ndjekur të gjithë përmbajtjen TIBO.

Sa kushton?

Paketa TIBO – OVERSPORT kushton €8.9 në muaj ose €89 në vit.

Paketa TIBO – OVERSPORT – TRING kushton €14.9 në muaj ose €149 në vit.

Paketat e kombinuara me internet ULTRA janë në një ofertë speciale që të ofron 3 muajt e parë për vetëm 999L për muaj.

Ku blihet?

Abonimet në TIBO mund t’i kryeni në “TIBO Points” në Tiranë dhe Durrës, por edhe në distributorët e autorizuar në të gjithë botën.

Po kështu edhe online në faqet tona në web www.tibo.tv/bli dhe www.oversport.tv.

You may also like