Fifi qanë hallet me Sabianin, e pranon se ende ka pëlqim për Granitin – Shqip

by admin
Spread the love


23:34 |

Fifi ende vazhdon të ketë pëlqim ndaj Granitit.

Fifi dhe Graniti janë personazhet më të komentuar të kësaj jave në Big Brother Vip, shkruan lajmi.net.

Fifi kishte shprehur publikisht pëlqimin ndaj futbollistit kosovar, Granit Canës, ku deri në deklaratën e këtij të fundit të gjithë ishin të bindur se ata mund të bëhen çift.

Por Graniti ndërroi krejt papritur dhe lëshoi bombën e cila ende po përflitet kudo në mediat rozë.

Ai i tha hapur Fifi se e sheh si motër dhe jo diçka më shumë, e kjo situatë e gjunjëzoi Fifin e cila u sëmurë pas fjalëve dhe zhgënjimit që përjetoi.

Derisa sonte duke zhvilluar një bisedë me Sabianin ajo e pranoi se ende ka pëlqim për Granitin por jo edhe ndjenja./Shqip/

autor: Shqip


23:52 |

You may also like