Fifi fshin të gjithë fotot me partnerin e saj, do befasoheni nga arsyeja

by admin
Spread the love

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, dhe partneri i saj, Adis Patusi, kanë qenë mjaft të përfolur në mediat rozë, që kur dolën publikisht dhe pranuan se janë në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Pavarësisht disa kritikave dhe reagimeve nga ndjekësit në rrjetet sociale, dyshja vijuan ta jetojnë dashurinë e tyre në sy të publikut duke ndarë shumë momente së bashku.

Mirëpo së fundmi këngëtarja i ka habitur të gjithë me veprimin e saj në rrjetet sociale. Ajo i ka fshirë të gjitha postimet e saj, duke përfshirë dhe fotot që kishte me Adisin. Në ‘feed’, artistja ka lënë vetëm një postim, krahas së cilit shkruhet: “Vëmendje” dhe data 1 nëntor e këtij viti.

Duket se këngëtarja po paralajmëron fansat e saj për projektin më të ri muzikor dhe mbështetja e partnerit të saj sigurisht që nuk mungon. Ky i fundit ka postuar të njëjtën gjë në profilin e tij.

You may also like