FIFA ndëshkon Shqipërinë/ Incidenti me Poloninë, ndeshja e fundit e eleminatoreve pa tifozë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

FIFA ka ndëshkuar skuadrën kombëtare të futbollit të Shqipërisë pas incidentit që u shënua në ndeshjen me Poloninë në stadiumin Air Albania, e luajtur në datë 12 tetor.

FIFA dënoi skuadrën kombëtare të luajë ndeshjen me Andorën pa tifozë. Kjo do të jetë dhe sfida e fundit për kuqezinjtë në eleminatoret e botërorit të Katarit. Ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit u gjobit me 150 mijë franga.

Federata shprehu keqardhjen për këtë vendim dhe premtoi se do të marrë masa që situata të tilla të mos përsëriten më. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë u ndëpre në minutën e 76 pasi miqtë shënuan golin e parë dhe të vetëm të takimit.

Tifozët shqiptar reaguan dhunshëm si kurrë më parë duke goditur me shishe plastike dhe sende të tjerë lojtarët polakë të cilët po festonin golin. Menjeherë arbitri ndërpreu ndeshjen për rreth 30 minuta dhe tifozët u paralajmëruan se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushë, sfida do të pezullohej dhe nuk do të rifillonte më.

Rezultati i takimit nuk ndryshoj në minutat e mbetura dhe Shqipëria humbi vendin e dytë që mbante në grupin i duke ja lëshuar pikërsiht Polonisë. Por në atë ndeshje edhe tifozët polakë të pranishëm në stadium provokuna për gjatë gjithë ndeshjes tifozët shqiptarë duke i goditur me sende të ndryshme. Kur kanë mbetur dhe dy ndeshje nga përfundimi i eleminatoreve të botërorit grupi kryesohet nga Anglia që ka 20 pikë, e ndjekur nga Polonia me 17 dhe Shqipëria në vend të tretë me 15 pikë.


Top Channel

You may also like