Festivali tradicional viking nis paradën e luftëtarëve në ishullin e Skocisë (fotot)

by admin
Spread the love

Festivali viking është rikthyer sot në Lerwick, qyteti port në ishullin Shetland në veri të Skocisë pas dy vjet ndërprerjeje, teksa kësaj radhe në paradë janë lejuar edhe gratë.

Festivali i njohur në vend si “Up Helly Aa,” celebrohet të martën e fundit të janarit nga vendasit duke rikrijuar të kaluarën vikinge të qytezës, e cila daton prej shekullit e 19-të.

“Është një privilegj i madh ” thotë pjesëmarrësi Gary Smith, anëtar i një nga skuadrave më prestigjoze të luftetareve te paradës.

“Ka një atmosferë shumë të mirë në qytezë, sepse je mes miqve e familjarëve.”

“Ne ecim në rrugët e qytetit me këto kostume dhe mburoja që duken fantastike, njerëzit këtu në Shetland e kanë për krenari.”

Turistja kanadeze Elizabeth Miller shprehu pak habi për gratë që merrnin pjesë në paradë pasi burrat ishin të gjithë me mjekra. “Është pak e vështirë me gratë në paradë pasi te gjithë burrat janë me mjekra, por eventi eshte vërtet spektakolar”, shtoi ajo.