Festimet mbaruan por puna dhe angazhimi jonë nuk mbaron – Shqip

by admin
Spread the love

Mbrëm edhe në qytetin e Tetovës u festua viti i Ri 2024, edhe pse nuk kishte organizim, qytetarët festuan në shesh. Nga NPK Tetovë sot dolën dhe pastruan sheshin Iliria nga mbeturinat dhe mbetjet që ngelen nga nata e mbrëmshme, informon Klan M.

“Festimet mbaruan por ama puna dhe angazhimi i NPK-së nuk mbaron.

Ekipet e Higjienës Komunale Tetovë sot kanë bërë fshirjen dhe pastrimin e sheshit të qytetit dhe bulevardin Iliria, aty ku shumë qytetarë mbrëmë festuan. Nga një shesh me mbeturina, sot ai u kthye në një shesh të pastër!

Lusim qytetarët që mbeturinat t’i hudhin në kontejnerët përkatës e jo në rrugë. Bashkërisht të kontribuojm për pastërtin e qytetit” – thonë nga NPK Tetovë. /KlanMacedonia/

 

You may also like