Festim vulgar me Al Nassr, Ronaldo u provokua nga emri i Leo Messit

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo në telashe.

Gjithçka për shkak të një festimi apo më mirë shfryrjeje padyshim vulgare. Nëse në Europë diçka e tillë do të shkaktonte pakënaqësi, diçka e tillë është e papranueshme në Arabinë Saudite ku gjesti i Ronaldos është kthyer në çështje kombëtare.

Kampioni portugez ka përfunduar në shënjestrën e Federatës Saudite të Futbollit, që ka hapur një çështje disiplinore për gjestin në fjalë, duke e konsideruar atë imoral. Pas ndeshjes së fituar 3-2 ndaj Al Shabab, ku kishte shënuar golin e parë të takimit, Ronaldo po ngacmohej nga tifozët kundërshtarë që për ta irrituar ishin duke thërritur në kor emrin e rivalit të tij të madh Leo Messi.

Diçka që nuk ka kaluar pa reagimin e Ronaldos me pamjet që flasin vetë, duke ju përgjigjur pa frena tifozëve në tribuna, diçka që ka krijuar jo pak indinjatë në opionin publik në Arabinë Saudite.

(Kliko këtu për videon)


Top Channel

You may also like