Festë e trefishtë në Kosovë, Nexhmedin Spahiu liston datat e veçanta

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Historiani dhe opinionisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se 10 qershori është dita më e shenjtë në historinë e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka listuar tri festa të rëndësishme, siç janë: Lidhja e Prizrenit, Rezoluta 1244, dhe dita kur presidenti George W.Bush ka shpallur në Tiranë se Kosova do të jetë e pavarur.

Sipas tij, ‘kurdo që në Kosovë të vie në pushtet një qeveri e hajrit’, 10 qershorin do ta zyrtarizojë si ditë kombëtare të Kosovës, në vend të 17 shkurtit, transmeton Klankosova.tv.

Postimit i Spahiut:

Sot është 10 Qershori dita më e shenjtë në historinë e Kosovës. Festë e trefishtë.

-Lidhja e Prizrenit (1878).

-Rezoluta 1244 (çlirimi i Kosovës, 1999),

-Presidenti G.W. Bush shpallë në Tiranë se Kosova do të jetë e pavarur(2007).

Kurdo që në Kosovë të vjen në pushtet në qeveri e hairit, 10 Qershorin do ta zyrtarizojë si ditë kombëtare të Kosovës në vend të 17 Shkurtit.

You may also like