Festë e filmit në Bernë të Zvicrës nga Kino Kosova

by admin
Spread the love

Nga data 22 deri më 26 shtator, në kinematë e kryeqytetit Bernë do të shfaqen histori nga vendi më i ri i Europës, në kuadirn e festivalit të filmit “Kino Kosova”“Kino Kosova” këtë vit ka edicionin e saj të dytë dhe në fokus të festivalit janë kineastet nga Kosova. Programi karakterizohet nga histori personale, filma me karakter transformues.

Kosova, si vendi më i ri në Europë ka një histori plot zhvillime. Çështjet si statusi dhe vizat, atdheu, lufta dhe shpresa janë ende çështje që përcaktojnë jetën shoqërore të vendit. Nga kjo formësohet edhe puna kinematografike e artistëve kosovarë.

Edicioni i dytë i festivalit Kino Kosova – nga 22 deri më 26 shtator në REX – krijon hapësira për filmat aktualë nga Kosova dhe diaspora. Filmat e përzgjedhur të shkurtër, dokumentarë dhe artistikë tregojnë perspektiva të ndryshme nga vendi ende i ri dhe pasqyrojnë marrëdhëniet e veçanta mes Zvicrës dhe Kosovës.

Përveç filmave, ka mundësi të shumta për takime mes artistëve dhe publikut – në panel diskutime, punëtori dhe koncerte. Kino Kosova tregon histori nga dhe me njerëz të ndryshëm dhe kështu bëhet vend për shkëmbim mes komuniteteve të ndryshme.

Ne besojmë në potencialin transformues të artit dhe kulturës. Ne besojmë se filmat kanë fuqinë për të rrëfyer çështje komplekse dhe për të reflektuar mbi to në një mënyrë të drejtpërdrejtë, intime dhe të thellë.

Pavarësisht nëse një film trajton çështje politike apo filozofike, tregon një histori abstrakte apo fokusohet në një pjesë të vogël të botës – filmat zgjerohen dhe vënë në dyshim perceptimin dhe perspektivën tonë.

Kino Kosova organizohet nga KULTURALINK, një shoqatë me seli në Bernë që synon t’i bashkojë njerëzit përmes artit dhe kulturës. Shqetësimi ynë kryesor është krijimi i lidhjeve dhe platformave për shkëmbim mes artistëve dhe audiencës. Kryesisht merremi me fotografi, film, video, teatër, arte figurative dhe muzikë. Ato duhet të jenë publike dhe të ndihmojnë për të kuptuar dhe njohur kultura të ndryshme dhe për të shkëmbyer ide me njëri-tjetrin.

Sabahet Meta është një menaxher projekti në KULTURALINK

You may also like