Festa pas golit, Xhaka: Duhet të më njohin kush jam, kisha shumë presion

by admin
Spread the love

Bayer Leverkusen nuk gabon në shtëpi dhe mposht Mainz 05 me rezultatin 2-1. “Aspirinat” e nisën ndeshjen në mënyrë të përkryer teksa ishte Granit Xhaka që realizoi në minutën e tretë.

Mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca me topin që mori një trajektore të pakapshme për portierin kundërshtar.

Për t’u theksuar edhe festimi i Xhakës që u “shtir” sikur u dëmtua, për të zbuluar më pas se e gjitha ishte vetëm një mënyrë e të festuarit. Për Xhakën ishte edhe goli i parë me fanellën e Bayer Leverkusen.

Xhaka në një intervistë të dhënë pas ndeshjes ka deklaruar se e priste këtë gol qëmoti.

“Goli i parë për këtë klub më se i lumtur. Pata shumë presion, nëse jam i sinqertë nga lojtarët nga stafi. E bëra tashmë në stërvitje, e bëmë me Frimpongun këtë shaka, ishim duke pritur javë pas jave”, u shpreh Xhaka.

Ai tregoi se pse e festoi golin në këtë mënyrë.

“Unë e bëra këtë në stërvitje, pas tetë muajve që kur jam në këtë klub duhet të më njohin se kush jam, jam i lumtur me tre pikët”, theksoi ai.

“(Mainz) Nuk na e bënë të lehtë, por i morëm tre pikët”.

“Askush në dhomën e zhveshjes nuk flet për titullin, do të shohim pas xhiros së 34-të në cilin vend do të përfundojmë”, përfundoi Xhaka.

You may also like