Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi/ Të shtëna me armë në SHBA, të paktën katër viktima dhe disa të plagosur

by admin
Spread the love

Katër persona mbetën të vrarë dhe shumë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në Alabama të SHBA-së.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në festën e ditëlindjes së një adoleshenti në orët e vona të së shtunës në qytetin Dadeville.

Nuk dihet nëse një i dyshuar është në paraburgim dhe se kush është ai.

Agjencia e Zbatimit të Ligjit në Alabama raportoi se të shtënat ndodhën rreth orës 22:30, por nuk dha asnjë informacion për një motiv të mundshëm.

“Këtë mëngjes, jam i pikëlluar me njerëzit e Dadeville dhe me shokët e mi. Krimi i dhunshëm nuk ka vend në shtetin tonë dhe ne jemi të përditësuar nga afër nga forcat e rendit ndërsa dalin detajet”, tha në një deklaratë guvernatori i Alabamës, Kay Ivey.

Dadeville është një qytet i vogël me rreth 3,000 njerëz, 57 milje në verilindje të Montgomery, Alabama.


Top Channel

You may also like