Fero i futet biznesit, pas ndërrimit të emrit dhe përkushtimit në fenë islame

by admin
Spread the love

 

 

Feronit Shanbani, i njohur me emrin e skenës Fero, po fillon një karrierë të re. Pasi tashmë ish-reperi ka njoftuar ndjekësit e tij që po largohet nga muzika, ai ka marrë një rrugë tjetër si karrierën e tij të re.

Arsyet pse ai la muzikën ishte se po i qasej fesë islame, dhe e kuptoi që aty muzika është e ndaluar, kështu është shprehur ai në një njoftim që ka bërë ai ne rrjetin e tij të Instagramit.

Fero, meqë më nuk mund të ketë të ardhura nga muzika e nga TikTok-u, ai po kërkon mundësi të tjera për t’i siguruar ato.

Gjilanasi pretendon t’i futet biznesit të kriptovalutave, pasi ai këtë e konsideron pune “hallall” në përputhje me parimet e fesë islame.

Ai transformoi veten rrënjësisht, gjithashtu edhe duke marrë një emër të ri arab, Khattab.

Kujtojmë që ndaj tij janë hapur akuza penale, nga ish-gruaja e tij modele, Arbenita Ismaili, për dhunë në familje.

You may also like