Fernando Santos nën presionin e tifozëve të Besiktas, “Shqiponjat e Zeza” kërkojnë Muçin si “numër 10”

by admin
Spread the love

Të premten e 9 shkurtit u zyrtarizua si lojtari më i ri i Besiktas dhe mbrëmjen e së hënës debutoi me fanellën e “Shqiponjave të Zeza”. “Legjionari” i Kombëtares sonë, Ernest Muçi mahniti jo pak tifozët turq, që në takimin e tij të parë, me 22-vjeçarin që ishte “kërcënimi” absolut në portën e vendasve, të Kayserispor.

Tashmë dihet talenti i madh, që Muçi posedon, mirëpo tifozët kanë një kritikë të madhe, për teknikun, Fernando Santos, sa i përket pozicionimit të ish-“yllit” të Tiranës, në fushën e blertë, me teknikun portugez, që në sfidën e parë e pozicionoi “Legjionarin”, në krahun e djathtë të sulmit, kjo për shkak edhe të mungesës së “Dardanit”, Milot Rashica.

Megjithatë, duket se ky i fundit e ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe në përballjen e radhës, ndaj Konyaspor, skuadër ku bën pjesë edhe Sokol Cikalleshi, Muçi pritet të nisë lojën si një “numër 10”, në formacionin 4-2-3-1 ose e thënë më ndryshe do të pozicionohet në fushën e blertë, pas sulmuesit kryesor. /i.m /abcnews.al

You may also like