Ferizaj, e rrah dhe e gjuan me armë zjarri – rasti nën hetime

by admin
Spread the love

Të enjten në Ferizaj, një person është ankuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër dhe se i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pësuar disa gërvishtje për të cilat ka pranuar trajtim mjekësor, njofton Shqip.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

You may also like