Ferdinand: Kjo dyshe na shpall kampionë në Gjermani!

by admin
Spread the love

Kampionati Europian po afron dhe Anglia është një nga kombëtaret që synon të triumfojë në fundin e edicionit që zhvillohet në Gjermani. “Tre Luanët”, turneun e fundit europian e humbën në finale përballë Italisë dhe tashmë synojnë të ndryshojnë historinë.

Legjenda e futbollit anglez, Rio Ferdinand i jep një këshillë trajnerit Gareth Southgate.

Ish-mbrojtësi e “fton” trajnerin e kombëtares të luajë në mesfushë me Declan Rice dhe me dyshen Bellingham-Foden për të pasur sukses.

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

“Do të vendosja Rice në mesfushë në rolin e shkatërruesit dhe përpara dyshen Foden-Bellingham.

Do t’i lija të lirë ata, thjesht do u thoja të luanin siç ata dinë dhe të fitojnë ndeshjet dhe në fund Europianin. Nëse do të kenë lirinë e duhur në fushë, atëherë ata të dy na japin Europianin”, u shpreh Ferdinand.

You may also like