Fëmijëve me paralizë cerebrale pas 17 viteve u sigurohet furgon për transport – Shqip

by admin
Spread the love

Baftiju: Këta fëmijë meritojnë vëmendje dhe përkushtim

Rreth 30 fëmijë me paralizë cerebrale nga Qendra ditore në Shkup 17 vite me rradhe trasportoheshin me furgon të vjetër i cili prishej shpesh. E sot fal donatorëve iu gëzuan furgonit të ri i cili do tu ndihmojë për transportin e tyre deri te qendra ditore.

“Prej athëherë deri tani kanë kaluar 17 vite dhe veturën të cilën e përdornim prej donacionit të kaluar ishte veçmë i prishur, më shumë ishte në servis se sa në funskion të personave me nevojë. Kishim shumë nevojë për një furgon të ri”, tha Vllatko Pecevski, koordinator në Qendrën Ditore në Shkup.

“Furgoni do të përdorët për fëmijët me paralizë cerebrale ndërsa Qendra ditore është këtu. Janë fëmijë të cilët meritojnë vëmendje dhe përkushtim këtë na e mundësoi Fondacioni me donacionin e tyre”, deklaroi drejtori i Qendrës Sociale në Shkup, Liridon Baftiju

“Ky donacion na gëzon pa masë pasi që bëhet fjale për një kategori fëmijësh me nevoja të veçanta, ne si fonacion kemi një program të veçantë dhe kujdes të veçantë për këtë kategori të fëmijëve”, thotë Besir Dernjani nga Albiz

Qendra ditorë është hapur qysh në vitin 2005 dhe deri më tani fëmijët me paralizë cerebrale i kanë transportuar me mjet të vjetër poashtu donacuion nga Gjermania. Furgoni i ri kushtoi 1 milion denarë nddërsa do tu shërbejë 30 fëmijëve me paralizë cerebrale./KlanMacedonia

Përgatiti: Arbana Q. Klimenta

You may also like