Fëmijët e pasur të Kremlinit nuk e ndjejnë luftën, luks në shtetet e përbuzura nga prindërit e tyre

by admin
Spread the love

Ata jetojnë në një botë me avionë privatë, apartamente parizienë, pushime në resorte skish austriakë dhe shkollim në universitetet elitare të Londrës apo Nju Jorkut.

Prindërit e tyre zotërojnë prona në rrugët më të famshme të kryeqyteteve europiane. Rrjetet e tyre sociale janë të mbushura me rroba firmato dhe evente me tapet të kuq.

Po flasim për fëmijët e pasur të Kremlinit.

Ndërkohë që prindërit e tyre sulmojnë dhe përbuzin Perëndimin, fëmijët rriten në qytete perëndimore.

“Kemi të bëjmë me hipokrizi ekstreme. As nuk e shikojnë kontradiktën. Ata mendojnë se ka një rivalitet Rusi-SHBA, por kjo nuk i pengon që djemtë e vajzat t’i arsimojnë në SHBA”, tha për CNN-in profesori i Universitetit të Kalifornisë, Daniel Treisman.

Duke u bazuar në postimet e rrjeteve sociale dhe të dhënat e pronave të paluajtshme, Fondacioni Anti Korrupsion zbuloi se familjarët e Dmitry Peskovit, zëdhënësi i Kremlinit, zotërojnë automjete luksoze dhe shtëpi të shtrenjta në të gjithë botën, përfshi Francën.

Pasuria e pashpjegueshme e familjeve pranë Putinit, sipas ekspertëve, vjen nga kleptokracia.

“Kleptokracia është një qeveri e komanduar nga hajdutët, ku politikat dhe vendimet merren në interes të këtyre hajdutëve”, shprehet profesori Jodi Vittori.

Rruga Press

You may also like