Fejzullah Rexhepi propozohet kryetar i Gjykatës Supreme (VIDEO)

by admin
Spread the love

Vet e caktuan që ta ushtroi detyrën e kryetares së Gjykatës Supreme.

Por, pesë muaj pas, Këshilli Gjyësor nuk ia besoi më këtë pozitë, gjyqtares Mejreme Memaj, e cila mori veç 3 vota të antarëve.

Me 7 të tjera, Fejzullah Rexhepi, iu propozua presidentes Vjosa Osmanit, për dekretim që të vendoset në krye këtij institucioni të drejtësisë.

Megjithatë, gjyqtari i supremes nuk u tregua më i sukseshëm vec te votimi që u bë me votë të fshehtë.

Edhe në fazat e tjera, Fejzullah Rexhepi u tha se mblodhi më shumë pikë. Në gjyaktës që pritet të udhëheqet nga kryetari i ri jo, por në Themelore pritet të shtohen edhe 47 gjyqtarë të rinjë.

Konkursi për ta u hap në mbledhjën e së enjtës që e mbajti KGJK, ku u kundërshtua rezervimi i 5 pozitave vec për serbët.

Serbët i patën të rezervuara shtatë vende edhe në konkursin e fundit për gjyqtar, por që kanë mbetur të zbrazta.

Kjo pjesë e diskutimit qe e hapur, por jo edhe kur KGJK foli për tre gjyqtarët e dorëhequr serbë. Raportet e tyre diciplinore u shqyrtuan por vendim nuk u mor.

You may also like