Fedez i dhuron Chiarës një byzylyk 300 mijë euro dhe prenoton restorantin më të mirë të Milanos vetëm për ata të dy

by admin
Spread the love

Chiara Ferragni dhe Fedez vazhdojnë të jenë të pandashëm dhe më të dashuruar se kurrë. Edhe një herë tjetër këtë ja treguan gjithë botës me një surprizë.

Fedez pati rezervuar në Galleria Vittorio Emanuele, një nga lokalet më luksoze dhe ekskluzive në qendër të Milanos, vetëm për veten dhe partneren e tij.

Veç hyrjes krejt surprizë, Chiara e gjeti veten të rrethuar nga petale trëndafilash në tokë, qirinj, një tavolinë luksoze dhe një violinist që i priste. Ndërsa gatimet i kishte përgatitur Carlo Cracco, një nga kuzhinierët më të njohur në Itali.

Dhe si qershia mbi tortë, Fedez i dhuroi gruas së tij një byrzylyk Panthère de Cartier të larë në flori të bardhë 18k, me sy esmeraldesh, me gurë onix dhe diamante 10 karat.

Po çmimi? Plot 318 mijë euro. Të paktën kështu thuhet nga faqja zyrtare. Pasi një tjetër version shumë i ngjashëm me këtë byrzylyk e ka çmimin sekret dhe mediat nuk kanë arritur ta zbulojnë./revistawho.com

You may also like