FC Ballkani sot udhëton në Çeki – Shqip

by admin
Spread the love

Skuadra e vetme shqiptare e kualifikuar në fazën e grupeve të Konfertencë Ligës, ekipi i Ballkanit sot udhëton në Çeki atje ku të enjten do të zhvillon takimin e parë  në Grupin C, kundër Viktoria Plzen

Kampioni i Kosovës, e ka bërë një postim informues për nisjen e ekipit, duke ia përcjellë atij disa fotografi në rrjetet sociale.

Mirëmëngjesi nga Aeroporti ‘Adem Jashari’. Skuadra po niset për në Çeki, ku do ta zhvillojmë duelin e parë të fazës së grupeve në UECL. Na priftë e mbara”, ka shkruar klubi I futbollit Ballkani nga Suhareka.

Në Grupin C,  krahas ekipit të Ballkanit janë edhe  Viktoria Plzen, Astana  dhe  Dinamo e Zagrebit

Ndeshjet e Grupit  C. Viktoria Plezen – Ballkani  dhe  Dinamo Zagreb – FC Astana luhen të enjten  me fillim në ora  21:00. /KlanMacedonia/

You may also like