Faturat e “spitalit”/ Çelsi 28 mln euro rroga lojtarësh, ja pagesat e klubeve për futbollistët e dëmtuar këtë sezon

by admin
Spread the love

Çelsi dhe Mançester Junajtid kanë shpenzuar pothuajse 50 milionë paund në rroga për lojtarët e lënduar këtë sezon. Blutë e Londrës dhe “djajtë e kuq” kanë qenë ndër skuadrat më të prekura të Premier Ligës kur bëhet fjalë për mungesat e lojtarëve për shkak të dëmtimeve. Çdo klub i kampionatit është prekur nga lëndimet, megjithëse disa kanë qenë më me fat se të tjerat.

Specialistët e të dhënave në “Online Betting Guide” kanë zbuluar tani koston e këtyre lëndimeve në të gjithë kampionatin.

Në majë qëndron Çelsi, që ka shpenzuar pothuajse 28 milionë paund në paga për 16 lojtarë të dëmtuar këtë sezon. Lista e dëmtimeve të Çelsit që regjistron mbi 1.400 ditë mungesa në total prej dëmtimeve këtë sezon, ka emra yjesh si Kristofer Nkunku, Ris Xhejms dhe Ben Çiluell.

Mançester Junajtid renditet në vend të dytë në listën e pagave të lojtarëve të dëmtuar me gati 20 milionë paund të shpenzuara për futbollistët që janë në infermieri.

Këto lëndime kanë përfshirë lojtarë si Lisandro Martinez, Kasemiro, Rasmus Hojlund, Rafael Varan dhe Herri Meguajër në periudha të ndryshme të sezonit.

Kampionët e Mançester Sitit renditen në vend të tretë, me pak më shumë se 1.5 milionë paund të paguara për rrogat e futbollistëve të dëmtuar, megjithatë ata kanë pasur vetëm 9 lojtarë që i kanë munguar Pep Guardiolës deri tani dhe nuk janë prekur sa të tjerët.

Pjesa më e madhe e parave të paguara për personelin e dëmtuar janë shpenzuar për Kevin De Bryjnen e kthyer së fundmi, i cili paguhet me 400 mijë paund në javë, por edhe Erling Halandin, i cili ka një rrogë prej 375 mijë paundësh në javë.

Ky raport tregon gjithashtu se Totenhemi është skuadra që është goditur më së shumti nga mungesat e lojtarëve, me 19 lojtarë në total të dëmtuar, të cilët kanë koleksionuar në total 1.100 ditë jashtë.

Mungesat e Xhejms Medisonit, Miki van de Venit dhe Kristian Romeros kanë bërë që klubi të shpenzojë më shumë se 11 milionë paund për pagat e futbollistëve të padisponueshëm.

Njukasëll është një tjetër skuadër që është prekur nga dëmtimet këtë sezon, me yje të mëdhenj si Zhoelinton, Nik Poup dhe Xho Uillok, të gjithë që mungojnë pjesë të mëdha të sezonit.

Arsenali vjen menjëherë më pas, me pak më pak se 10 milionë paund të shpenzuara për pagat e lojtarëve të lënduar, me emra si Gabriel Zhezus, Oleksandr Zinçenko dhe Tomas Partej, të cilët mungojnë për disa pjesë të sezonit.

Kryesuesit e kampionatit, Liverpuli ka paguar rreth 2 milionë paund më pak se “topçinjtë”, pavarësisht se kanë një lojtar më shumë të dëmtuar dhe ata kanë munguar 86 ditë më tepër.

Bërnlej, Uolvesi dhe Lutoni kanë qenë skuadrat më pak të prekura nga dëmtimet dhe asnjë prej këtyre klubeve nuk e ka kaluar faturën e 1 milion paundëve deri tani.

2146546565

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

You may also like