Fatmir Limani: Duhen figura të reja në politikë, ata që i kanë bërë nga 20 vite të largohen më

by admin
Spread the love

Fatmir Limani tha se të gjitha figurat që kanë bërë një lloj 20 vjeçari në skenën politike do të duhet t’i takojnë të kaluarës, dhe tu jepet mundësi të rinjve.

“Për 12 vite me radhë ne akoma merremi me deponi, me qenë endacak, me rrugë të shkatërruara, në një zonë ku secili subjekt pretendon të merr numër të madh të deputetëve”, tha Limani.

Ai tha se në Kërçovë ka mbi 200 deponi ilegale.

“Mërgata nuk kthehet edhe 100 vite nëse sillemi kështu siç veprojmë”, u shpreh Limani.

“Unë nuk do të kisha lejuar të jem dy mandate në komunë nëse nuk zgjidhet çështja e deponisë, atëherë i bie se ti je njëjtë si e pasqyron familjen tënde. Qentë endacak, a s’mund t’i trajtojnë a s’mund të ju gjejnë ndonjë vend”, u shpreh Fatmir Limani në emisionin debativ në TV SHENJA.

You may also like