Fatmir Ejupi premton themelimin e një klubi të futbollit në komunën e Studeniçanit

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Fatmir Ejupi në TV SHENJA, duke folur për sportin në komunën e Studeniçanit tha se kjo komunë krenohet me sportin e mundjes, por për fat të keq kohën e fundit është duke u ulur numri i sportistëve.

“Ne do të bëjmë çmos që t’i subvencionojmë këto klube të mundjes, por edhe pse jo themelimin e klubeve tjera. Në Studeniçan kërkesa është e madhe edhe për klub të futbollit, por kjo mund të realizohet vetëm nëse bëjmë ndërtimin e një stadiumi në fshat. Ne kemi dhënë  premtim se do të arrijmë që ta ndërtojmë,  ta adaptojmë dhe të bëjmë një stadium tonin”, tha Ejupi.

Ai tha se premtimi i tyre është edhe themelimi i një klubi të futbollit për të rritur.

“Është reale kemi futbollistë tonë që luajnë për ekipe tjera, sigurisht do të na ndihmojnë edhe ata, edhe ata që janë pensionuar, sigurisht që mendojmë se kemi kapacitet për ta themeluar dhe për ta mirëmbajt atë”, deklaroi më tej Fatmir Ejupi.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like