Fatmir Ejupi: Do të hapim një njësi të re brenda komunës që do të merret vetëm me punët e bujqve

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Sa i përket zhvillimit të bujqësisë, Fatmir Ejupi, tha se komuna ka tokë bujqësore dhe ka mjaft bujq që janë zellshëm dhe të interesuar për modernizimin e kapaciteteve bujqësore.

“Një element kryesor është që të kenë garancion për çmimin, për shkak se shpesh ndodh që prodhohen prodhimet por nuk ka çmim të garantuar. Ne bashkë me bujqit do ta bëjmë atë hap dhe do të na kenë në krah, edhe për projektet të modernizimit të kapaciteteve bujqësore por pse jo edhe ndonjë investues që ka dëshirë të investojë në komunë për përpunimin e produkteve bujqësore”, tha Ejupi.

Ejupi tha se ata kanë bashkëpunim me komunat e Turqisë dhe investitorë që janë të gatshëm të investojnë por që ata kanë nevojë për siguri.

“Po arritëm që ne ta marrim komunë, sigurisht që ne ju garantojmë siguri”, u shpreh Ejupi.

Ai tha se do të hapet një njësi të re në komunë e cila do të merret me problematikën e bujqve, për të ju garantuar atyre kompletimin e gjitha dokumenteve të nevojshme me qëllim që të arrijnë të marrin subvencionet.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like