Fatal ndaj armikut, në Ukrainë mbërrin sistemi raketor M270

by admin
Spread the love

Në Ukrainë ka mbërritur sistemi lëshuesish multi-raketor M270. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes në vend Oleksii Reznikov. Ndërsa falënderoi partnerët për ndihmën, ministri u shpreh po ashtu se për armikun nuk do të tregohet mëshirë.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë ukrainas ka akuzuar Rusinë për përshkallëzim të sulmeve në drejtim të civilëve. Akuzat e tij vijnë pas një sërë sulmesh me raketa nga pushtuesi duke përfshirë këtu edhe sulmin mbi qendrën të populluar të Vinnytsia-s. Nga ky sulm mbetën të vrarë 23 persona, duke përfshirë tre fëmijë.

Oleksiy Danilov, sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës, i tha Guardian se monitorimi i sulmeve ruse tregon rritje të numrit të sulmeve javët e fundit që po terrorizon popullsinë civile të Ukrainës. 

Çfarë është HIMARS?

M142 HIMARS është sistem i modernizuar raketor – i lehtë dhe version më i avancuar se M270, që SHBA-të e zhvilluan gjatë viteve të 70-ta. Sistemi që do të arrijë në Ukrainë ka një rreze veprimi prej 80 kilometrave.

Sistemi mund të bartë gjashtë raketa të kalibrit 227 milimetra apo një raketë taktike ATACMS, me rreze veprimi prej 300 kilometra.

Kjo armë në Ukrainë do t’i jep një mundësi këtij vendi që të depërtojë më thellë në territoret që i kontrollon ushtria ruse. Ky sistem paraqet rrezik të madh edhe për depot e armët e ushtrisë ruse si dhe bazat logjistike – që do të mund të çonte në probleme shtesë për logjistikën ruse.

Çfarë janë sistemet raketore M270?

Sistemi i raketave lëshuese M270 mund të lëshojë 12 raketa tokë-tokë brenda një minute dhe mund të godasë objektivat brenda 50 miljeve (80 km) me saktësi të saktë, shumë më larg se artileria që posedon aktualisht Ukraina.

Rruga Press

You may also like