Farsa e zgjedhjeve në Shqipëri ka marrë përmasa përtej kufijve, thotë Avdia

by admin
Spread the love

Njohësi i çështjeve politike, Tomor Avdia, ka pasur kritika të ashpra për procecin e sivjetmë të zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Kritika e tij qëndroi te presionet dhe ndërhyrjet e bëra në qëndrat e votimeve.

“Gjatë ditës së djeshme ka pasur qindra zyrtarë të administratës publike të cilët kanë bërë presion, kanë ndërhyrë nëpër qendra të votimit, brenda qendra të votimit dhe këto janë të dëshmuara në raportet e OSBE-ODIR dhe në raportet e kolegëve tuaj në media”, ka thënë Avdia në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Ky veprim dhe para procesit duke përfshirë këtu edhe grupet e interesit të cilat janë të kapura me rrjetet kriminale kanë bërë paravendosjen e rezultateve për arsye se opozita ka qenë edhe e dëmtuar, edhe e sulmuar, edhe e përçarë dhe në këtë kontekst opozita reale siç është tentuar të jetë fronti prej 22 partive, përveçse nuk u është lejuar të ketë hapësirën e duhur në një fushatë sadopak normal, e por i është ndaluar edhe buxheti i shtetit që u ndahet partive politike dhe s’po flasim për kohët mediale të transmetimeve publike në mediat ku qytetarët paguajnë taksa, të cilët e kanë pasur të kufizuar ose s’e kanë pasur fare thuajse prezent”.

Ai tha se që 10 vjet raportet ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri janë të këqija, mirëpo ky i fundit ka marrë përmasa të mëdha për atë që ai e ka quajtur “farsë të zgjedhjeve”.

“Të kthehemi te elementi demokratik i votimeve. Në një shoqëri ku dëmtohet procesi kaq thellë demokratik siç janë votimet ose zgjedhjet, pastaj dëmtohet e tërë shoqëria, dhe shoqëria dihet, që nga viti 2013 çdo raport që ka dalë për zgjedhjet ka qenë njëri më i zi se tjetri dhe raporti i fundit që pritet të publikohet pas tre ditësh do të jetë i mbushur me rreshta të zinjë për këto zgjedhje”.

“Jo që e them unë por janë vëzhguesit ndërkombëtarë ku OSBE-ODIR dhe Këshilli i Evropës, dhe Parlamenti Evropian ka pasur numrin më të madh të këtyre vëzhguesve që nga viti 1998 në zgjedhje dhe alarmimi për këtë farsë të zgjedhjeve duket që ka marrë përmasa përtej kufijve të Shqipërisë”.

You may also like