Familjet e viktimave të pandemisë në Britani refuzojnë ndjesën e ish-kryeministrit Johnson

by admin
Spread the love

Disa familjarë të viktimave të pandemisë ishin sot prezentë në seancën dëgjimore të ish-kryeministrit britanik Boris Johnson, ku u pyet për festat dhe zbavitjet pa kufizime në zyrat qeveritare, në një kohë kur qytetarët izoloheshin dhe terrorizoheshin me masat e virusit.

“Këto janë gati katër vjet që regullat janë vetëm për popullin dhe jo qeveritarët që zbaviten, nuk kanë kufizime dhe marrin vendime të gabuara. Gënjeshtrat e tyre pa mbarim, më në fund po dalin në dritë. Ndjesa e tij është pa kuptim, nuk do të thotë absolutisht asgjë,” tha Kathryn Butcher e cila kishte humbur gruan e vëllait gjatë kohës së krizës.

Boris Johnson tha sot se i vinte keq për “dhimbjen dhe humbjet” që ishin shkaktuar nga Covid-19 por vijonte të mbrojte strategjinë e qeverisë së tij për krizën.

Johnson u largua nga posti vitin që shkoi pas publikimit të pamjeve të festave në kryeministri pa asnjë masë përmbajtjeje në kohën kur në media trumbetoheshin izolimi dhe kufizimet.

“I kuptoj ndjenjat e familjarëve të viktimave dhe më vjen keq për dhimbjen e shkaktuar. Ka pasur gjëra që i bëmë gabim, asokohe mendonim se po bënim më të mirën në rrethanat që ishim”, tha ai mes te tjerash.

Johnson u pyet për shumë sjellje mes të cilave dhe shtrëngimet e duarve me pacientë spitali në mars 2020 ku tregonte se nuk donte t’ia dinte për sëmundjen, apo shtyrjen e masave të izolimit.

Familjarët e më shumë se 120 000 të vdekurve gjatë pandemisë në Britani ishin të pakënaqur me ndjesën.