Falë pensionimit të Piques, Barcelona mund ta përballojë transferimin e Silvas

by admin
Spread the love

Barcelona pritet që të tentojë përsëri që të transferojë yllin e Manchester Cityt, Bernardo Silva në merkaton e janarit.

Mesfushori i Manchester Cityt ka qenë prioriteti i Barcelonës për një kohë të gjatë, dhe madje Silva e kishte pyetur Guardiolan nëse mund të largohej nga skuadra këtë verë, raporton KosovaPress.

Silva po kalon në formë të mirë këtë sezon me Cityn, duke shënuar dy gola dhe duke regjistruar shtatë asistime në 12 ndeshje të Premier Ligës.

Dhe sipas mediumit spanjoll “Sport”, pensionimi i Gerard Piques i ka dhënë Barcelonës mundësinë financiare për të bërë një lëvizje për Silvan.

“Marca” kishte raportuar më herët që pasi që e bëri zyrtare pensionimin e tij, Pique i kishte shpëtuar klubit afro 50 milionë euro, kështu duke e ndihmuar klubin e tij që të dal paksa nga kriza financiare.

Barcelona dëshiron me çdo kusht që të përforcojë skuadrën pas eliminimit nga Liga e Kampionëve për vitin e dytë radhazi, dhe dëshiron që të sjell përsëri edhe një mesfushor, mbrojtës dhe sulmues të krahut, por po e konsiderojnë seriozisht një lëvizje në janar për Silvan.


Top Channel

You may also like