Faji yt që jam… (FOTO)

by admin
Spread the love

Pajtim Krasniqi, i njohur me emrin e artit, Dj PM është kthyer tashmë në një nga personazhet më të dashur e shumë të preferuar nga publiku shqiptar. Ai u bë tejet i njohur falë pjesëmarrjes së tij në edicionin e parë të Big Brother VIP, nga ku doli edhe çift me blogeren e njohur shqiptare, Sarah Berisha.

Dj PM është një personazh me shumë humor, teksa këtë e tregoi edhe brenda shtëpisë së Big Brother, ku herë pas here bënte për të qeshur shumë banorë e publikun që e ndiqte jashtë. E duke qenë se e karakterizon humori, Pajtimi edhe urimet e ditëlindjes i shoqëron me nota të tilla.

E teksa ka uruar të ëmën, e cila feston ditëlindjen sot, ai i uron edhe 100 vite të lumtura, ndërsa shkruan se është shumë e bukur. E për këtë, në kuadrin e një shakaje, ai i vë fajin, pasi edhe ai është shumë i bukur.

Urime ditëlindja NANUSHKA jeme. Edhe 100 të tjera t’lumtuna, je shumë e bukur po faji yt jom bo edhe unë shumë i bukur. Te dua shumë”– shkruan Dj Pm krahas fotos së publikuar në Instastory, teksa i ka vendosur edhe një kurorë mbretëreshe mbi kokë, si për të nënkuptuar që ajo është një mbretëreshë për të.

You may also like