FA Cup: Broja i pandalshëm! Chelsea fiton me vuajtje, Liverpool bën detyrën

by admin
Spread the love

Chelsea, Southampton dhe Liverpool janë kualifikuar për fazën tjetër të FA Cup. Ndërkohë që sulmuesi shqiptar Armando Broja është treguar edhe njëherë vendimtar për Southampton që shënoi edhe golin e sigurisë për “shenjtorët”.

Chelsea u surprizua që në minutën e dytë të takimit pasi e pa veten në disavantazh pas golit të Burke. Megjithatë, Saul baraspeshoi gjithçka disa minuta më vonë. Kur pritej që Chelsea të fillonte përmbysjen, vendasit surprizuan edhe njëherë, këtë radhë me anë të Cornick që e mbylli pjesën e parë në avantazhin e vendasve 2-1.

Megjithatë, në pjesën e dytë, “Blutë e Londrës” e barazuan rezultatin në minutën e 69 me anë të gjermanit Timo Werner. 10 minuta më vonë do të vinte edhe përmbysja e Chelsea. Një pasim i mirë në brendësi të zonës nga Werner gjeti Lukakun me portën e boshatisur që nuk fali duke e çuar rezultatin në 3-2, gol ky që i dha edhe kualifikimin Chelsea.

Është kualifikuar gjithashtu edhe Southampton pasi mposhti në shtëpi Ëest Ham me rezultatin 3-1. Golat e Perraud dhe Ward-Prowse dhe Armando Brojës mjaftuan për “shenjtorët” që e bënë të pavlefshëm golin e Antonio. Armando Broja ishte edhe njëherë vendimtar për ekipin e tij që përveç golit të shënuar fitoi edhe penalltinë e realizuar nga Ward Prowse që i dha sërish epërsinë ekipit të tij.

Në fazën tjetër kalon edhe Liverpool që mposhti në shtëpi Norwich me rezultatin 2-1. Dopieta e Minamino mjaftoi për vendasit për të kaluar në çerekfinale të FA Cup. Ndërsa goli i Rupp edhe pse krijoi idenë e një surprize, në fund pati vetëm vlera statistikore. /oversport.tv

FA CUP – 1/8 e finaleve
Luton-Chelsea 2-3
Shënues:
Burke 2’, Cornick 40’ / Saul 27’, Werner 69’, Lukaku 79’

Southampton-West Ham 3-1
Shënues:
Perraud 31’, Ward-Prowse (pen) 69’, Broja 90+5’ / Antonio 60’

Liverpool-Norwich 2-1
Shënues:
Minamino 27’, 39’ / Rupp 76’

Foto: southamptonfc.com

You may also like