EVN reagon lidhur me protestat në fshatin Sllupçan

by admin
Spread the love

Kompania energjetike EVN është prononcuar lidhur me protestat në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës të mërkurën në mbrëmje ku një grup banorësh kanë bllokuar rrugët për të penguar ekipet për nxjerrjen e orëmatësit jashtë shtëpive të tyre, ashtu siç veprohet në të gjithë vendbanimet tjera në vend.

Nga EVN-ja thonë se nga përpjekja e disa banorëve për të rikthyer vet furnizimin me energji elektrike është shkaktuar një defekt I madh që ka lënë pa rrymë edhe fshatra të tjerë.

“Në orët e vona të ditës së djeshme, banorët nga Sllupçani në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme hapën një objekt të madh energjetik të Elektrodistribucionit në përpjekje për të rikthyer vetë furnizimin me energji elektrike në fshat. Pas një tentative të tillë për lidhje të paligjshme arbitrare, është shkaktuar një defekt i madh, i cili ka lënë pa energji elektrike edhe fshatrat fqinje. Manipulime të tilla nga joprofesionistë janë jashtëzakonisht të pasigurta dhe mund të kenë një fund shumë tragjik me pasoja fatale”, thuhet në njoftimin e EVN-së.

Fshatrat Orizarë, Vaksincë dhe Llojanë sot po përballen me avari fal veprimit të banorëve të fshatit Sllupçan.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Elektrodistribucioni.

“Banorët e Sllupçanit nuk e lejojnë operatorin e sistemit të shpërndarjes që t’i përmbush obligimet ligjore për mirëmbajtjen, përmirësimin dhe instalimin e sistemeve për matjen e saktë të energjisë elektrike. Ekipet e Elektrodistribucionit nuk mund ta rregullojnë defektin derisa të marrin garanci të forta se do të mundësohen kushtet normale të punës”, thuhet në komunikatë.

“Defektet e shkaktuara nga manipulimet e paautorizuara si në këtë rast kërkojnë shumë kohë për t’u riparuar”, тhonë nga kompania.

Vjedhja e energjisë elektrike në këtë fshat, sipas EVN-së është 80%, dhe arkëtimi është vetëm 20%.

You may also like