Europa po përgatitet të shndërrohet në një superfuqi për sa i përket prodhimit të proçesorëve gjysëmkonduktorë

by admin
Spread the love

Gara globale teknologjike po zhvillohet gjithnjë e më shumë, dhe Evropa nuk dëshiron të mbetet pas.

Këtë javë, ligji i shumëpritur European Chips Act ka hyrë në fuqi. Kjo paketë e guximshme legjislative synon të forcojë zinxhirin e furnizimit të proçesorëve gjysëmkonduktorë të Evropës dhe të rrisë konkurrencën e saj globale në këtë sektor kritik.

Qëllimi kryesor i ligjit? Të rrisë kontrollin e saj në treg, që për momentin është më pak se 10% – në 20% deri në vitin 2030. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Sektori kërkon një investim masiv, me fabrika të reja që kushtojnë mbi $10 miliardë.

Por pandemia, me ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit që solli, ka ekspozuar qartë rreziqet e varësisë së tepërt nga furnizuesit me bazë në vende të huaja. Iniciativa do të mobilizojë mbi 43 miliardë euro në financim publik dhe privat për kërkim dhe zhvillim si dhe kapacitetin prodhues, por jo vetëm. Duhet një investim mjaft i mirë dhe në personel, pasi nevojiten inxhinierë shumë të specializuar. Këtu përfshihen dhe $11,7 miliardë nga Chips for Europe Initiative për të mbështetur qendrat e inovacionit, projektet pilot të prodhimit dhe R&D të gjeneratës së ardhshme.

Akti synon gjithashtu të tërheqë mega investime nga prodhuesit e çipave si Intel dhe TSMC. Ai ofron një proces të shpejtë të lejeve për fabrikat e reja evropiane dhe u lejon shteteve të BE-së të subvencionojnë projektet. Për më tepër, për t’u mbrojtur nga ndërprerjet e papritura në zinxhirin e furnizimit, të ngjashme me ato të pandemisë, një mekanizëm i ri koordinues midis shteteve anëtare dhe Komisionit, do të ndihmojë Evropën të dallojë herët mungesat dhe t’i përgjigjet me shpejtësi vështirësive të furnizimit.

Gara globale për lidershipin në çipa është një fakt dhe Evropa duhet të sigurojë një pjesë aktive,” tha zëvendëspresidentja e BE-së, Věra Jourová në një deklaratë.

You may also like