Europa dhe Conference League, dita për të mësuar ekipet finaliste

by admin
Spread the love

Europa League dhe Conference League rimarrin vëmendjen, pasi ditën e sotme prej orës 20:00 do të zhvillohen gjysmëfinalet e kthimit dhe do të mësohen edhe skuadrat që do të shkojnë në finale.

Në Europa League duelet e para kanë folur për skuadrat gjermane. Eintracht Frankfurt, që eliminoi më parë Barcelonën, duhet të mbrojë fitoren 2-1 të arritur në Londër kundër West Ham United.

Gjermanët me mbështetjen e publikut synojnë me çdo kusht finalen, por as “Çekiçët” nuk duhen nënvlerësuar. Cilësitë nuk u mungojnë dhe pritet një ndeshje e luftuar.

E njëjta gjë vlen edhe duelin tjetër. RB Leipzig, që e ka fituar minimalisht 1-0 sfidën e parë me Rangers, në Skoci e pret ferri. Atmosfera pritet të jetë shumë e zjarrtë dhe “Demat” janë përgatitur për këtë.

Në Conference League Roma-Leicester do të prodhojnë njërin prej finalistëve të Tiranës. Takimi i parë ka përfunduar 1-1 dhe sonte “Olimpico” do të ushtojë prej tifozëve vendas, që duan një trofe pas shumë vitesh.

Gjysmëfinalja tjetër luhet në Francë, ku Marseille synon të përmbysë humbjen 2-3 që pësoi ndaj Feyenoord në Holandë. Një betejë në fushë dhe një betejë edhe në tribuna, pasi dy tifozeri shumë të zjarrta mbështesin ekipet e tyre për të kapur finalen. / oversport.tv

You may also like