Eurogoli i Ezgjan Alioskit që çmendi tifozët e Fenerbahçes (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ezgjan Alioski aventurën e tij në Superligën turke e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan “infOSport.mk”. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, edhe pse mbrëmë te Fenerbahçe në lojë u inkuadrua nga bankina, edhe atë vetëm 10 minuta para fundit të takimit, një gjë e tillë nuk i pengoi që të shënojë golin debutues, me të cilin i solli siguri, por edhe fitoren skuadrës nga “Shukru Saraçogllu”.

Alioski mbrëmë kundër Adanaspor zhvilloi ndeshjen e tij të parë në elitën e futbollit turk me fanellën e Fenerbahçes, duke ndihmuar këtë skuadër që në fund të shnëojë fitore 4:2 ndaj skuadrës së Vinçeno Montellas.

Golin e tij të parë me fanellën e Fenerbahçes, Alioski e realizoi në minutën e 83-të, pra vetëm 3 minuta pas inkuadrimit të tij në lojë, ndërsa i njëjti doli të jetë më i bukuri i ndeshjes, duke çmendur në këtë mënyrë tifozët e shumtë të skuadrës nga Stambolli.

Përveç Alioskit, dy gola në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Adanaspor realizoi kolumbiani Ener Valencia, derisa një gol tjetër gjatë pjesës së dytë shtoi edhe slloveni, Miha Zajc. Në anën tjetër për Adanaspor golat i shënuan marokeni Junes Belhanda nga penaltia në minutën e 56-të dhe sulmuesi rus, Artem Dzyuba 10 minuta më vonë.

Me këtë fitore, Fenerbahçe kryeson renditjen me 7 pikë, po aq sa kanë edhe Bashakshehir, Beshiktash dhe Gaziantep. (infOSport.mk)

You may also like