Eurodeputeti Reuten e quan “provokim të rrezikshëm” arrestimin e policëve kosovarë në Serbi – Shqip

by admin
Spread the love

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, e ka quajtur fëminore, të parashikueshme dhe të rrezikshme qasjen e autoriteteve serbe në ditët e fundit, sidomos pas arrestimit të policëve kosovarë.

Ai ka thënë se zëvendësdrejtori Jankoviq duhet të lirohet menjëherë.

“Provokime të parashikueshme, fëminore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe. Zëvendës shefi i policisë së Kosovës Jankoviq është ende në paraburgim. Ai duhet të lirohet menjëherë. Ne e dimë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu të frikësimit të qytetarëve serbo-kosovarë dhe duhet ta ndalojmë atë” ka shkruar Reuten në “X”.

You may also like