Eurodeputeti për votimin në PE: I vonuar, por ditë gëzimi për Kosovën

by admin
Spread the love

Eurodeputeti dhe bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz, vlerëson se Parlamenti Evropian do të votojë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Waitz vlerëson se sot është një ditë gëzimi për Kosovën ani se këtë votim e quan si shumë të vonuar, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, ai thotë se do të vazhdojnë mbështetjen e parreshtur për Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Sot është një ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj. Pas vitesh bllokadë në Këshill, Parlamenti Evropian më në fund do të miratojë liberalizimin e vizave për më të rinjtë e Evropës. Ky hap në rrugën e Kosovës drejt BE-së është shumë i vonuar. Të Gjelbrit kanë vite që e mbrojnë atë dhe do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka deklaruar Waitz.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Parlamenti Evropian sot voton për vizat e kosovarëve (VIDEO)

You may also like