Euro 2025/ Zbardhet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U21

by admin
Spread the love

Shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën nën 21 vjeç, i hedhur këtë javë në Nyon të Zvicrës, e vendosi kombëtaren kuqezi në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

Pas përcaktimit të kundërshtarëve të grupit kualifikues sot u përcaktua edhe kalendari i ndeshjeve.

Shqipëria U21 e drejtuar nga Alban Bushi, do ta nisë fushatën e saj në transfertë ndaj Armenisë (8 shtator) dhe do ta mbyllë po ndaj Armenisë (15 tetor 2024), brenda në shtëpi. Në muajin mars dhe qershor, brenda datave zyrtare, kuqezinjtë e vegjël do të luajnë katër ndeshje miqësore për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për një fushatë kualifikuese.


Top Channel

You may also like