“EURO 2024”/ Jo vetëm Shqipëria në fushë, Italia luan kualifikimin. Njihuni me sfidat e mbrëmjes së sotme

by admin
Spread the love

Kualifikueset e Europianit kanë hyrë në mbrëmjen e parafundit, me shumë skuadra që kërkojnë të mësojnë fatet e tyre.

Përveç Shqipërisë, në fushë në Grupin E do të zbresin dhe Republika Çeke me Moldavinë. Çekëve i mjafton vetëm një barazim për të qenë pjesë e Europianit, teksa moldavët kërkojnë të shkruajnë historinë dhe të triumfojnë në “Andruv Stadion”.

Një tjetër duel që pritet me interes është ai i Grupit C mes Ukrainës dhe Italisë, të cilat janë të dyja me pikë të barabarta. “Axurrëve” do t’i mjaftojë vetëm një barazim, teksa ukrainasit luajnë për të marrë një fitore në Leverkusen.

Kualifikimi luhet edhe në Ljubljana mes Sllovenisë dhe Kazakistanit, e vlefshme për Grupin H, me këtë të fundit që do kërkojë të surprizojë dhe të shkojë për herë të parë në Europian.

NDESHJET:

GRUPI C

UKRAINË – ITALI 20:45

MAQEDONI E VERIUT – ANGLI 20:45

GRUPI E

SHQIPËRI – ISHUJT FAROE 20:45

REPUBLIKË ÇEKE – MOLDAVI 20:45

GRUPI H

IRLANDË E VERIUT – DANIMARKË 20:45

SAN MARINO – FINLANDË 20:45

SLLOVENI – KAZAKISTAN 20:45

PANORAMASPORT.AL

You may also like