EULEX i reagon Bamieh: S’prezantoi asnjë provë të re, rasti i saj në Britani ishte hedhur poshtë më 2018

by admin
Spread the love

Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, ka reaguar për konferencën e sotme të ish-prokurores Maria Bamieh.

Sipas EULEX-it, gjatë konferencës së sotme, Bamieh ka përsëritur akuza, thashetheme dhe përgojime të pabazuara, duke mos prezantuar asnjë provë të re.

“Provat e mbledhura gjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016 nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it në qendër të këtyre akuzave”, thuhet në reagimin e EULEX-it, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, EULEX thotë se rasti i Bamieh kundër tyre në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë në vitin 2018.

“Ajo kishte filluar një procedurë civile në Britaninë e Madhe në lidhje me çështjet e punësimit kundër punëdhënësit të saj (FCDO), Misionit dhe kolegëve të saj, disa prej të cilëve ajo i përmendi sot”, thuhet tutje në reagim, përcjell Klankosova.tv.

Në fund, EULEX tha se si mision për sundimin e ligjit, besojnë në drejtësinë e ndarë nga institucionet e drejtësisë.

Kujtojmë se gjatë ditës, Bamieh ripërsëriti akuzat se zyrtarë të lartë të EULEX-it ishin të përfshirë në afera korruptive.

You may also like