Ethet e Tiranës pushtojnë Romën, 5 mijë veta në radhë për një biletë

by admin
Spread the love

Roma është në ekstazë pas fitores kundër Leicesterit dhe kualifikimit në finalen e Conference League kundër Feyenoord. Euforia e tifozëve, që deri mbrëmë vonë kanë festuar këtë arritje, tashmë është përqëndruar tek finalja e Tiranës, që do të luhet në 25 maj.

Roma do të ketë në dispozicion nga UEFA rreth 6 mijë bileta, 166 nga të cilat ia ka dhuruar tifozëve të abonuar që ishin në Norvegji në disfatën kundër Bodo/Glimt.

Pjesa e mbetur e biletave do tu shpërndahet të abonuarve përmes një konkursi të përcaktuar nga klubi verdhekuq. Rreth 5 mijë persona kanë qenë në radhë për të provuar fatin në këtë konkurs.

Ndërkohë shumë tifozë kanë arritur të sigurojnë një biletë për në Tiranë dhe vlen të theksohet se çmimet e fluturimeve për në kryeqytetin shqiptar janë rritur ndjeshëm, duke arritur shifrën e 400 eurove. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like